Shkëndija fiton ndaj Laçit

Futboll

Shkëndija fiton ndaj Laçit

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:04
Shkëndija fiton ndaj Laçit

Ibraimi dhe Elezi shënuan golat për Shkëndijen nga Tetova në fitoren me përmbysje 2:1 në takimin miqësorë me Laçin e Shqipërisë.

Ndeshja miqësore në stadiumin e qytetit në Strugë nisi me matje të forcave, ndërsa regjistruam nga një mundësi të mirë për të dyja palët, me portierin Rexhepi që u shfaq i sigurtë në portë pas një goditje në minutën e 22-të, ndërsa në anën tjetër tentimi i Alimit u kontrollua nga portieri i Laçit.

Në minutën e 29-të Ibraimi zhvilloi kundërsulm të shpejtë dhe kur u fut në zonë pason për Alimin, e djathta e të cilit u prit nga portieri i Laçit.

Ndryshimi erdhi në minutën e 37-të kur pas një rëmuje në zonë, Dejan Zarubica gjendet i vetmuar dhe pa problem përcjell topin në rrjetë për avantazh 1:0 të Laçit. Ky ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa të dytën e nisëm me dy zëvendësime kur Da Silva e Zejnullai zunë vendet e Bilallit dhe Nafiut.

Vetëm katër minuta pas startit të pjesës së dytë mundësi për kuqezinjtë kur pas një harkimi të Zejnullait, Ibraimi gjendet në mundësi të mirë, por vonohet në goditje dhe lejon mbrojtja kundërshtare të bllokojë dhe pastrojë. Në minutën e 62-të Doriev gjendet në zonë, por vendos të ekzagjerojë me driblim dhe lëshon mundësi për barazim të rezultatit.

Dominimi i Shkëndijës në pjesën e dytë nuk mund të mos sillte rezultat dhe në minutën e 74-t tentimi i Nezirit për të pasuar para portës ndalet me dorë nga mysafirët. Goditja e Ibraimit ndalet nga portieri i Laçit, por topi i kthehet sulmuesit që nuk gabon dy herë rresht, duke sjellë barazim në rezultat. Ibraimi shkoi pranë golit të dytë 11-të minuta para fundit kur pas një skeme nga gjuajtja e lirë, e djathta e tij ndalet në traun e portës.

Goli i dytë gjithsesi do të vinte disa sekonda më vonë, kur Dashmir Elezi gjendet mirë para portës dhe sjell epërsi 2:1 për Shkëndijën. Ky do të ishte rezultati i këtij takimi testues ku trajnerët Ernest Gjoka e Shpëtim Duro përgatisin ekipet për paraqitjet në Europë.

SHKËNDIJA-LAÇI 2:1 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Strugë
Golashënues: Ibraimi 75’ dhe Elezi 80’ (Shkëndija), ndërsa Zarubica 37’ (Laçi)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Murati, Krivak, Bejtullai (c), Paviç, Alimi, Bilalli, Nafiu, Qaka, Doriev, Ibraimi.
Luajtën edhe: Da Silva, Zejnullai, Hebaj, Neziri, Timovski, Elezi dhe Rakipi.
Trajner: Ernest Gjoka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat