Europiani i Leonardo Bonucci ka qenë deri tani i shkëlqyer. Italia zuri vendin e parë në grup dhe mbi të gjitha ka një kundërshtar të “pranueshëm”.
Ai e ka nisur konferencën për shtyp duke folur për luftën kundër racizmit dhe nëse do të gjunjëzohet Italia para ndeshjes në shenjë solidariteti apo jo.
Bonucci e ka një mesazh për lojtarin serb, Marko Arnautoviq, që luan për Austrinë.
“Kemi respekt maksimal për Austrinë. Ata janë një skuadër e freskët fizikisht dhe kanë aftësi të të bëjnë dëm. Arnautoviç ka thënë se nuk e ka frikë Italinë?
Bën mirë që e thotë, ne kurrë nuk kemi thënë ndonjëherë se jemi superiorë ndaj dikujt. Duhet të shohim vetëm punën tonë dhe koha ka treguar deri tani se me Mançinin jemi në rrugën e duhur.
Duhet të jemi të kujdesshëm nesër, por edhe të mos e mbivlerësojmë kundërshtarin, sepse na takon që të bëjmë lojën tonë pa frikë ndaj askujt”, deklaroi Bonucci.