Futbollisti shqiptar u shpëton jetën dy të rinjve

Futboll

Futbollisti shqiptar u shpëton jetën dy të rinjve

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:22
Futbollisti shqiptar u shpëton jetën dy të rinjve

Një gjest heroik nga Vildan Kacubela, lojtari i Murlanit që sezonin tjetër do të militojë në Kategorinë e Dytë në Shqipëri.

Ditën e sotme, dy të rinj ishin duke u larë në liqenin Zogaj në Shkodër dhe teksa kanë tentuar të ktheheshin në breg kanë ndjerë lodhje fizike duke patur të pamundur të rikthehen.

Dy të rjinjtë teksa po mbyteshin kanë kërkuar ndihmë dhe “TV1 Channel-Shkodër” bën me dije se në ato momente kapiteni i Murlanit ka dëgjuar thirrjen e tyre dhe ka shkuar menjëherë me një varkë dhe i ka ndihmuar për t’I nxjerr në breg.

Falë ndërhyrje se Vildan Kacubela dy djemtë e rinj kanë shpëtuar për mrekulli duke mos patur pasoja. Një gjest heroik dhe për t’u vlerësuar nga futbollisti i Murlanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat