Merih Demiral dëshiron largimin nga Juventusi.
Merih Demiral dëshiron largimin nga Juventusi pas Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, Demiral nuk dëshiron të jetë zëvendësues dhe qëllimi i tij është që të jetë në qendër të një projekt.
Sipas Agrestit, Juventusi është takuar me përfaqësuesit e Demiral ku kanë diskutuar mundësinë e largimit, por “Bianconerët” nuk dëshirojnë ta shesin atë nën shumën e 40-45 milionë eurosh.