Tre gola në dy ndeshje parakualifikuese e bën Endrit Krasniqin futbollistin kryesor të KF Prishtinës në këtë fazë të Ligës së Kampionëve.
Në duelin e të premtes kundër Inter Escaldes, Krasniqi shënoi dy golat e fitores, për të cilët u shpreh i lumtur.
“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për klubin. Gjatë gjithë vitit kemi punuar për të ardhur këtu ku kemi kaluar vetëm fazën paraeleminatore”, tha Krasniqi për faqen zyrtare të klubit.
“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të mbetemi kështu si grup që jemi tani, sepse kjo është forca më e madhe e ekipit”.
“Shpresojmë të vazhdojmë dhe të arrijmë edhe suksese tjera”.