Michael Ballack tha për mediat gjermane se ndeshja me Hungarinë ishte një mësim për skuadrën kombëtare se si duhet të luante ndaj Anglisë.
Ndeshja me Anglinë do të luhet me datë 29 qershor, në ora 18:00.
“Mendoj që hungarezët na dhanë një mësim se si duhet të luajmë. Grinta e tyre dhe besimi që kishin në vetvete ishte e madhe. Ata u larguan me kokën lart nga ky Evropian i cili do të mbahet mend gjatë nga tifozët e tyre. Për sa i përket lojës sonë, mendoj që goli i parë ndikoi shumë te lojtarët të cilët kishin menduar një start ndryshe.
Me Portugalinë kam parë ndeshjen më të mirë të kombëtares, dhe disa momente ndaj Francës. Ndaj Hungarisë nuk ishte skuadra që prisnim, një zhgënjim. Por për fat të mirë, tani kemi në 1/8 dhe do të kemi mundësi për t’u përballur ndaj një kundërshtari të fortë siç është Anglia. Do të jetë një ndeshje e madhe”, tha ish-mesfushori.