Rafael Benitez pritet të jetë trajneri i ri i Everton.
Skuadra angleze Everton ka mbetur pa trajner që kur u largua Carlo Ancelotti në drejtim të Real Madridit.
Sipas ‘Football Insider’, drejtuesit e Everton janë afër marrëveshjes me Rafael Benitez për postin e trajnerit.
Benitez është i vendosur të pranojë punën e trajnerit të Everton përkundër reagimeve të tifozëve për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Liverpool, që historikisht ka pasur rivalitet me Everton.
61-vjeçari, është optimist për tu rikthyer në Angli dhe është i impresionuar nga ambicia dhe gatishmëria e Everton për të shpenzuar në tregun e transferimeve.