Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Mentor Ajeti ka thënë se gjykimi i ndeshjeve në këtë evropian është mjaft i mirë.
Prishtinasi gjithashtu bëri të ditur se në këtë “EURO 2020” ka një rënie të kartonëve të verdhë.
“Gjykimi në evropian është i mirë sepse janë gjyqtarët elitë. Gjyqtarët në këtë evropian ka një saktësi prej 92 përqind pra është një përformanc e shkëlqyeshme e tyre. Kemi një refer që gjykon tre penallti në një ndeshje të madhe si ajo Franca – Portugalia. Nëse e marrim nga evropiani i kaluar kemi një rënie të kartonëve të verdhë. Mendoj që futbolli po luhet më shpejt dhe ka lojë efektive më shumë. Kemi një rast që nuk ka ndodh më parë pasi ka qenë një gjyqtar nga Argjentina, dhe është për herë të parë një gjë e tillë”.
“VAR nuk është për të mirën e gjyqtarit, por në të mirën e futbollit. VAR ka bërë drejtësinë në futboll”.
Gjyqtari tha se në situata kur trajnerët apo stafi në bankinë i ndonjë skuadër bën ndonjë gjest në minutat e fundit, ata mund të falën pavarësisht situatave dhe rezultatit.
“Duhet t’i kuptojmë edhe trajnerët pasi edhe ne si gjyqtar i falim. Shihet se ka qenë një sjellje pak më e vrazhdët por është e lejueshme. Zakonisht këto situata ndodhin në futbollin tonë. Nëse futet në zonë të kundërshtarit duhet të ndëshkohet me karton të verdhë”.