Analisti: Termi “Përfaqësuesja e Kosovës” paraqet shkelje ligjore

Futboll

Analisti: Termi “Përfaqësuesja e Kosovës” paraqet shkelje ligjore

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 00:41
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, rreth termit “Përfaqësuesja e Kosovës” dhe termit “Kombëtarja e Kosovës”, tha se ajo e para paraqet shkelje ligjore në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Spahiu tha se ekipi i Kosovës luan në Ligën e Kombeve dhe aty sipas tij mund të luajnë vetëm ato vende që janë të pranuara si kombe.

“Për shembull Vojvodina nuk është e pranuar por është Kombëtarja e Kosovës dhe duhet ta quajmë të tillë. Në Kodin Penal të Kosovës ekziston një nën aty për fyerje mbi baza etnike, kombëtare e fetare dhe dënimi për këto është prej një vit deri në pesë vjet burg”, është shprehur Spahiu.

Tutje, Spahiu ka thënë se në raste kur në media shkruhet “Përfaqësuesja e Kosovës”, duhet që prokurori atij gazetari t’ia jap një vit burg për fyerje mbi baza kombëtare.

“Në rast kur ata që e quajnë Kombëtarja e Kroacisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës, prokurori me dashtë shtetin dhe të jetë me shkollë është dashur që atij gazetari t’ia jep një vit burg për fyerje mbi baza kombëtare”, ka thënë Spahiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat