Jadon Sancho është një nga lojtarët më të mirë të Bundesliga-s, por nuk kalon një moment të mirë te kombëtarja e Anglisë.
Ylli i Dortmund, në fakt, ka luajtur vetëm shtatë minuta deri tani në Euro 2020, pavarësisht se është një nga më të mirët e skuadrës.
Në lidhje me këtë çështja ka folur edhe Lothar Matthaus, i cili ka provokuar hapur anglezët.
“Më duket e pabesueshme që një nga lojtarët më të mirët të Bundesliga-s në sezonin e kaluar, por edhe në dy vitet e fundit, nuk luan te kjo Angli”, ka thënë legjenda e futbollit gjerman.
“Nëse Sancho nuk është i mirë sa duhet për Anglinë, pse të mos e lënë të lirë kështu që t’i japim një pasaportë për Gjermaninë”, ka qenë provokimi i Matthaus.
Në lidhje me ndeshjen mes anglezëve dhe Gjermanisë:
“Anglia mund të fitojë, por jo me penallti. Nëse ndeshja shkon me penallti, do të fitojë Gjermania, kështu që Anglia duhet të fitojë brenda 120 minutave”.