Arbon Desku, ish drejtor dhe nënkryetar i klubit të futbollit Prishtina, ish kryetar i KF Dukagjinit nga Klina, me të cilën doli kampion i Kosovës në
vitin 1993-1994, uron 26 vjetorin e gazetës Kombëtare “Bota sot”.
“Populli pa informim herët ose vonë është pa themele të Lirisë.
‘Bota sot’ për këto 26 vite ishte dritarja e vetme e cila na sillte dritë”, uron Desku.
Duhet theksuar se Desku është kontribues i madh në vitet e 90-ta (në kohën e Okupimit), nuk kurseu asgjë nga xhepi për futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.