Presidenti i FFK-së, Agim Ademi:  Gazetën ‘Bota sot’ nuk e konsideroj si gazetë por si institucion shumë dimensional 

Futboll

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi:  Gazetën ‘Bota sot’ nuk e konsideroj si gazetë por si institucion shumë dimensional 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:15
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi:  Gazetën ‘Bota sot’ nuk e konsideroj si gazetë por si institucion shumë dimensional 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, njeriu që dha kontribut të madh (nuk kurseu asgjë nga xhepi i tij) në vitet më të vështira, në kohën e okupimit (1991-1999), uron përzemërsisht 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Presidenti Ademi tha se “Bota sot” nuk është vetëm një gazetë, por një institucion shumë dimensional. 

“Uroj 26 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, redaksinë e sportit e cila edhe në diasporë edhe në Kosovë i kushtoi rëndësi të madhe sportit, në veçanti futbollin e ka promovuar ashtu siç është më së miri. Në fakt nuk e konsideroj si gazetë por si institucion shumë dimensional për vet faktin që e ka përcjellur veprimtarinë tonë në periudhën më të vështirë, i ka qit në pah ndodhitë edhe në Kosovë edhe në diasporë kur ka qenë në terr medial nga okupatori i atëhershëm.

I uroj përvjetorin dhe shpresoj që mediat e tilla jo vetëm të mbajnë nivelin që kanë por gjithmonë të rrisin nivelin në përfaqësimin e saj edhe më të ndritur, po ashtu të janë bashkëpunues me të gjitha federatat në aspektin e sportit. 

Shpresoj që bashkëpunimi ynë do të zgjasë dhe do të vazhdojë,  e falënderoj shumë redaksinë e sportit dhe udhëheqësit e saj, për rolin e madh që bëjnë në informim dhe për konstruktivitet gjatë të gjitha  kohërave, sidomos të asaj kohe që ka qenë terri medial dhe kemi qenë të okupuar. Urime edhe njëherë 26 vjetorin, dëshiroj të kalojmë edhe shumë vite e të ekzistojë gjithmonë ‘Bota sot’”, uron presidenti Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat