Ledian Memushaj duket se nuk do të jetë pjesë e Peskarës në sezonin e ardhshëm, në Serinë C.
Pas një sezoni të vështirë dhe me probleme të shumta, Peskara ra në Serinë C dhe tashmë do të kërkojnë të rikthehen përsëri në elitë.
Megjithatë ardhja e trajnerit të ri Gaetano Auteri, mund të sjellë edhe largimin e Memushajt. Mesfushori nuk është në planet e trajnerit të ri dhe pritet që të largohet.
Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, agjentët e Memushajt dhe presidenti i Peskarës kanë diskutuar për një huazim të lojtarit në Serinë B dhe pas përfundimit të huazimit të flasin përsëri për të ardhmen.