Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ish lojtari i Lirisë nga Prizreni, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos nga Zagrebit, skuadrave elite franceze dhe gjermane, ish reprezentues i Kroacisë, thotë se gazeta “Bota sot”, është gazeta më e mira.
“Gëzuar 26 vjetorin "Bota sot", gazeta më e mira për informim, veçanërisht në degën e futbollit.
E veçanti gazetari Kemajl Goca. Gjithmonë në përcjellje të sportit.
Më e mira, ju lumtë”, uron Shala.
Duhet kujtuar se Shala është shqiptari i parë që e veshi fanellën e Kombëtares së Kroacisë, me 17 tetor të vitit 1990, duke luajtur ndeshje revyale (2:1 për kroatët) ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ende pa u shkatërruar ish Jugosllavia.
Paraqitja e Shalës dhe futbollistëve të tjerë për kombëtaren e Kroacisë, kishte shkaktuar zemërim të madh në Serbi.