Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, aktualisht trajner i Al – Arabit, kampion në Kuvajt, tha se uron nga zemra 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Kozniku me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998 në Francë, tha se “Bota sot”, është një dritare e fuqishme e informimit.
“Urime 26 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, unë kudo që kam qenë dhe jam duke jetuar dhe vepruar informatat e të gjitha llojeve të sportit unë i marrë nga ‘Bota sot’.
Urime të gjithë kolegëve tuaj 26 vjetorin, ndërsa ty personalisht i nderuari Kemajl Goca (Kemo) nga zemra të uroj për të gjitha informatat sportive dhe për të gjithë emrat e sportistëve që i ke përmendur dhe i ke njoftuar përmes ‘Bota sot’.
Respekt dhe ishallah ju kemi edhe 100 vjet, shëndet dhe suksese me ‘Bota sot”, me zemër.
Gëzuar, jeni fantastik”, uron Kozniku.