Legjenda e futbollit të Kosovës, Shukri Paçarada, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ish portieri i mirënjohur dhe i gjeneratës së artë të KF Prishtinës në vitet e 80-ta, tha se “Bota sot” diti gjithmonë të kap trendin e kohës.
“Ka pas kohë të vështira për ‘Botën sot’ por gjithmonë i mbet besnik lexuesit.
Kualiteti dhe kompetenca e ‘Botës sot’, gazetë që diti gjithmonë ta kapë trendin e kohës. Ky sukses qëndron në themelet e forta të një pune të palodhshme në zhvillim dhe me një kulturë të dëshmuar ndër vite. Ne gëzohemi për 26 vjetorin e ‘Botës sot’ me urimin të festoni edhe shume përvjetorë tjera.
Urime nga zemra”, uron Shukri Paçarada.