Legjenda e boksit të Kosovës, Xhevdet Peci, me fjalë më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Peci, ish boksieri i mirënjohur, që edhe sot kujtohen me emocione meçet e tija në ish Jugosllavi, kur boksonte për Prishtinën dhe nokautonte kundërshtarët, si serbët, kroatët, boshnjakët etj.
Peci është baba i boksit të Prishtinës dhe të Kosovës, që i solli më së shumti pikë e tituj Prishtinës në ish Jugosllavi, gjithsej pesë tituj kampioni.
“Pikërisht gazeta “Bota sot”, në kohërat më të vështira ka dhënë kontributin më të madh dhe kurrë nuk i ka harruar sportistët, gjithmonë në përkrahja të sportistëve. Uroj 26 vjetorin e gazetës “Bota sot” dhe shumë e shumë vite tjera”, uron Xhevdet Peci.