Trajneri më i trofeshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani, ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta, në kohën e gjeneratës së sakrificës dhe pas luftës, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Tovërlani tha se “Bota sot” është ndër mediumet që vazhdimisht ka shkruar dhe paraqitur për të arriturat në sport.
“Është njëra ndër mediumet që vazhdimisht ka shkruar dhe paraqitur të arriturat në sport.
Asnjëherë nuk ka ndaluar së proklamuari të gjitha ngjarjet sportive edhe në kohët më të vështira. Respekt për punën e gazetarëve dhe mediumit për kontributin në sport”, uron Tovërlani.