Legjenda e futbollit të Kosovës, Ibrahim Domi, njeriu që kontriboi shumë me familjen e tij edhe në kohën e okupimit (1991-1999) për sportin dhe shtetin e Kosovës, ka fjalë të mëdha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish futbollisti i Vëllaznimi nga Gjakova, Prishtinës dhe Lirisë së Prizrenit, tha se e vlerëson lartë kontributin e gazetës “Bota sot”, e cila në periudha të ndryshme e ka informuar opinionin me ngjarje vendore e ndërkombëtare.
“Bota Sot dhe kontributi i saj në sport!
Ne si familje shquhemi si sportistë veçmas si futbollistë, që kemi dhënë një ndihmesë si në qytet po ashtu edhe në Kosovë, në periudha të ndryshme, madje edhe në kohën më të vështira!
Andaj, ne përherë e kemi përcjellur sportin, dikur në të përditshmen “Rilindja”, por meqë gazeta në fjalë ishte ‘zhdukur’, atëherë ne mbetem thuajse të painformuar për aktivitetet e sporti, sidomos atë të futbollit!
Mirëpo, pas një periudhe kur Kosova fitoi lirinë, atëherë në skenë dolën disa gazeta të përditshme, (‘Express’, ‘Kosova sot’, ‘Zëri’, ‘Epoka e re’ etj.), që ishte një gëzim i papërshkruar për ne sportdashët, thënë me një shprehje më të thukët futbolldashësit.
Mirëpo, për kontributin që dha dhe jep ‘Bota sot’ në përcjelljen e ngjarjeve a rezultateve sportive në vend dhe në diasporë është i pamohueshëm për shkak të paanshmërinë e saj, që karakterizohet nga të tjerat!
Andaj ne e vlerësojnë lartë kontributin dhe rolin e gazetës ‘Bota sot’, që është fuqi e informacioneve dhe e tema(tika)ve të ndryshme në sportin kombëtar dhe atë ndërkombëtar!
Kështu ne edhe tani, përkundër rrjeteve sociale përherë e përcjellim gazetën ‘Bota sot’, sepse jemi mishëruar me të, dhe me kënaqësi të madhe lexojmë informacione që i publikon në ajo.
‘Bota sot’ ka kontribuar në çdo aspekt, në të gjitha lëmitë dhe me cilësinë saj, posaçërisht është fokusuar edhe në lëminë e sportit, që ka dhënë lajme shumë të rëndësishme sportive në të gjitha degë sportive, posaçërisht në degën e futbollit.
Andaj, jemi të bindur plotësisht se ‘Bota sot’ që ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat posaçërisht në rrafshin sportiv!
Prandaj, ju lumtë për hapësirën që jepni sportit dhe që përcillni të gjitha sportet dhe gjeneratat. ‘Bota sot’ është frymëzim dhe motiv shtesë për sportin në përgjithësi, dhe futbollin në veçanti!
Jeni më të mirët dhe të mrekullueshëm! Bota sot dhe qindra vite të suksesshme”, uron Domi.