Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Arbnor Morina, aktualisht trajner, tha se gazeta “Bota sot”, po jep kontribuar të çmuar në informim të drejtë e të saktë.
Futbollisti i gjeneratës së sakrificës (1991-1999), tha se “Bota sot” ka luajtur rol të madh në kohërat e ndryshme.
“26 vite të informimit si 26 ditë. Nga dita e parë drejt saktë dhe në kohë me informata nga dora e parë.
Informatat të cilat e munden terrin informativ të okupatorit e vazhdon me informata nga përditshmëria e shtetit të ri.
Punë të mbarë e suksese më tej”, uron Morina.