“Euro 2020” i Uellsit dhe Danimarkës vazhdon me përplasjen e drejtpërdrejtë në 1/8 finale, sot prej orës 18:00. Kombëtaret në fjalë i mbyllën grupet e tyre në vendin e dytë. Kualifikimi i britanikëve ishte më i lehtë, duke llogaritur 4 pikët e fituara në Grupin A, prapa liderit, Italisë. Humbja e vetme erdhi pikërisht ndaj axurrëve, në ndeshjen e fundit (1-0, goli nga Pessina).
Skandinavët duhej të punonin më shumë sesa pritej për të rrëmbyer kalimin në këtë raund, i pari me eleminim direkt. Kualifikimin u mundësua nga suksesi bindës ndaj Rusisë, pas dy humbjeve fillestare me Finlandën dhe Belgjikën.
Danezët do të synojnë të shkojnë më tej në fazën e “nokautit”, pavarësisht mungesës së Christian Eriksen, një nga lojtarët më përfaqësues dhe që pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse në Kopenhagë.
Trajneri Page mund të kthehet te mbrojtja me katër, falë mungesës së Ampadu (të pezulluar). Në sulm, Moore do të kthehet nga minuta e parë, i ndihmuar nga Bale dhe James në pjesët e jashtme. Ramsey në mesfushë, si dirigjent. Connor Roberts dhe Ben Davies, dy qendërmbrojtësit.
Trajneri Hjulmand duhet të konfirmojë formacionin që kapërceu lehtësisht Rusinë: tridenti sulmues me Braithwaite në majë dhe Damsgaard e Poulsen në krahë. Kapiteni Kjaer, shtylla e mbrojtjes, e cila do të kompletohet nga Vestergaard dhe Christensen.
Ja formacionet e mundshme:
UELLSI (4-3-3): Ward; C. Roberts, Rodon, Mepham, B. Davies; Allen, Morrell, Ramsey; Bale, Moore, James.
DANIMARKA (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Delaney, Højbjerg, Maehle; Braithwaite, Poulsen, Damsgaard.