Llapi ka aranzhuar një miqësore me kampionin e Shqipërisë, Teutën.
Fituesi i Kupës së Kosovës me Teutën do të luajnë nesër nga ora 18:00 në Strugë.
Të dy skuadrat po kërkojnë ta gjejnë më të mirën e tyre në prag të ndeshjeve në garat evropiane.
Si, Llapi ashtu edhe Teuta janë duke u përgatitur në Ohër, për ndeshjet në garat evropiane. Llapi bën pjesë në Ligën e Konferencës ku do të përballet me Shkupin, kurse Teuta me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë.
Njoftimi i plotë nga klubi llapjan:
Nesër nga ora 18:00 skuadra e Llapit do ta ketë testin e radhës, një test nga i cili trajneri Tahir Batatina kërkon ta gjej më të mirën për ndeshjet ndërkombëtare ku ballafaqohen dy skuadra me emër të madh në futboll, KF Teuta – kampion i Kategorisë Superiore dhe KF Llapi – fitues i Kupës së Kosovës.
Ballafaqimi i këtyre dy skuadrave do të jetë një ndeshje interesante pasi dy skuadrat janë në përgaditje për ndeshje ndërkombëtare në qytetin e Ohrit.
Ndeshja zhvillohet të dielën më 27 qershor në Strugë.