Legjenda e futbollit të Kosovës, Xhevdet Muriqi, me fjalë më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, thotë se “Bota sot” i përfshinë të gjitha sportet, duke raportuar paanshëm dhe me korrektësi.
Xhevdet Muriqi: “Uroj nga zemra përvjetorin e 26-të të gazetës “Bota sot” dhe qindra përvjetor të tjerë.
‘Bota sot’ është frymëzim për të gjitha brezat sportivë. Gazetë që shpalos të arriturat e të gjitha sporteve në Kosovë dhe në rrafshin ndërkombëtar.
Gazetë që asnjëherë nuk e harron gjeneratën e artë të klubit të futbollit Prishtina, por jo vetëm të Prishtinës, duke i treguar këtij brezit të ri se Kosova gjithmonë ka pasur emra të mëdha. Është e paanshme dhe gjithmonë në kërkim të lajmit dhe paraqitjes në mënyre sa më profesionale. Uroj shumë e shumë suksese gazetës ‘Bota sot’”, uron legjenda Xhevdet Muriqi.