Ish futbollisti i mirënjohur Genc Sermaxhaj, sot kryetrajner i Dritës U-19 nga Gjilani, anëtar i Superligës së Kosovës, uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Sermaxhaj tha se “Bota sot” luan rol të rëndësishëm në informimin e opinionit sportiv.
“Për 26 vite, “Bota sot” pa ndalë e me përkushtim vazhdon të bëj punën e saj profesionale me gazetarë profesionist.
Roli i gazetës ‘Bota sot’, është me ndikim të madh tek lexuesit për lajmin e besueshëm e në kohën e duhur.
Gjithashtu roli i saj në ndikimin e afirmimit të sportit tonë në veçanti futbollin, ka qenë i jashtëzakonshëm.
Puna me zell e përkushtim që bëjnë për futbollin dhe futbollistët, ka ndikuar tek shumë tjerë që me pak kanë qenë të interesuar dhe të informuar për futbollin, duke i bërë të gjithë për vete me informim të saktë e korrekt.
Urime për 26 vite jetë dhe shumë tjera për gazetën ‘Bota sot’”, uron Sermaxhaj.