Shefqet Kurti, ish futbollist i mirënjohur, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Kurti, edhe sot mbahet nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur Kosova, kudo që ka luajtur i ka dhënë siguri skuadrës, uron me përzemërsi 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
“Gazeta e cila na ka mbajt të informuar gati tri dekada edhe në kohët më të vështira u botua dhe na informoj me saktësi dhe përpikëri një dhe e vetmja 'Bota sot', me shumë profesionistë e një vlen për ta dalluar Kemajl Goca, që ka shumë informacione për sportin dhe akterët si në kohërat e mëparshme dhe të tanishme.
Uroj 26 vjetorin e gazetës “Bota sot” dhe qindra vite të tjera me suksese”, uron Shefqet Kurti. Ai sot jeton e vepron në Gjermani, por gjithmonë me mendje në Kosovë.