Futbollisti i njohur shqiptar, Elseid Hysaj, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave italiane për një transferim të mundshëm nga Napoli në Lazio.
Megjithatë, reprezantuesi i Shqipërisë nuk ka dhënë ende ndonjë koment në lidhje me këtë, gjersa në anën tjetër po e shijon jetën luksoze.
Kjo vërehet edhe nga postimet e tij në rrjetet sociale, ku nuk heziton të ekspozojë luksin dhe blerjet e shtrenjta.
E një gjë të tillë e ka bërë në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, ku ka pozuar në një veturë luksoze të markës “Ferrari”, e që mesa duket është investimi më i fundit i tij.