Ish futbollisti Gzim Shala, aktualisht trajner, uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Shala tha se “Bota sot” ka qenë dhe është zëri i fuqishëm për diasporën dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.
“Urime përvjetorin e ‘Bota sot’! Për neve në diasporë e vetmja ‘Bota sot’ që ka informuar për aktivitetet e Ekipeve që ishin aktive nëpër garat në Gjermani dhe sidomos aktivitetin e FFSHGJ, ku isha kryetar i FFSHGJ-së dhe jam mirënjohës kësaj gazete, që bëni punën e madhe në prezantimin e Ekipeve Futbollistike që vepronin në Gjermani!
Faleminderit ‘Bota sot’ dhe suksese në përvjetorë të ardhshëm!”, uron Shala.