Ish futbollisti Fatmir Berisha, me fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ish lojtari që dha shumë për futbollin e Kosovës, sidomos në gjeneratën e sakrificës, uron 26 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’.
“Urime 26 -vjetori i gazetës ma të mirë ‘Bota sot’ e cila një kohë ishte e vetmja gazetë që na informonte me ngjarjet politike e sportive në vend.
I dëshiroj shumë suksese edhe në të ardhmen, ju dhe gjithë stafit të gazetës ‘Bota sot’, uron Fatmir Berisha.