Ish drejtori sportiv i klubit të futbollit Ballkani nga Theranda, tha se gazeta ‘Bota sot” është zë i fuqishëm i sportit.
“Urime 26 vjetori i Gazetës ‘Bota sot’.
Sinqerisht, me respektin më të madh, për juve stafin dhe Redaksinë e Gazetës ‘BOTA SOT’, më të mirë në vend.
Me gazetën ‘Bota sot’ jemi rritur, andaj ju falënderoj për informim të detajuar sidomos në aspektin sportiv, ku gjithmonë kujtoni sportistët e sakrificës e thurni elozhe për atë gjeneratë.
Por nuk jeni kurrë mbrapa as më të rejat e sportit vendor dhe atij ndërkombëtar, mendoj që jeni më të mirët pa diskutim”, uron Avni Bytyçi.