Klubi anglez Aston Villa ka shfaqur interesim për sulmuesin e Chelseas Tammy Abraham.
Sipas ‘The Mirror’, Aston Villa janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për të siguruar shërbimet e Abraham në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesit 23-vjeçar i është thënë se ai është i lirë të largohet nga “Stamford Bridge” pasi nuk bën pjesë në planet afatgjata të Thomas Tuchel.
Kjo i ka hapur dyert shefit të Aston Villas, Dean Smith, të synojë transferimin e tij.
Anglezi, sezonin e kaluar zhvilloi 32 paraqitje me fanellën e Chelseas në të gjitha garat, duke realizuar 12 gola dhe gjashtë asistime.