Mbrojtësi turk mund të largohet nga Torino këtë verë, nëse një klub tjetër ofron shumën të cilën po e kërkon gjiganti italian.
Juventus mund të bindet që ta shes mbrojtësin Merih Demiral këtë verë nëse një klub tjetër ofron shumën e kartonit që e ka mbrojtësi turk, raporton “Goal”.
“Zonja e Vjetër” do të pranojë të dëgjojë oferta mbi shumën e 40 milionë eurove, menjëherë si të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë.
Agjentët e Demiral së fundmi kanë zhvilluar bisedime me krerët e klubit, me qëllim për t’i garantuar një rol më të madh nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri, por Juventusi ka treguar që nuk mund ta garantojë atë gjë tani.