“Galaktikët” nuk kanë fonde të mjaftueshme për ta transferuar yllin francez.
Gjiganti spanjoll Real Madridi është tërhequr nga gara për të siguruar këtë verë shërbimet e sulmuesit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, raporton “Cadena Ser”.
PSG pritet që t’i propozojë një kontratë të re, me pagë më të mirë yllit francez, ku ajo aktuale e tij do të skadojë në vitin 2022.
“Galaktikët” janë të vëmendshëm për faktin që nuk mund të shtyhen financiarisht me klubin e PSG, dhe për këtë afat të transferimeve në verë, nuk do të bëjnë lëvizje për Mbappen.
E ardhmja e 22 vjeçarit në Francë ende mbetet e paqartë, pasi bisedimet për renovimin e kontratës tek PSG janë ndalur, ku përveç interesimit të Real Madridit, edhe gjiganti anglez Liverpooli ka shprehur interesim serioz në Mbappen.