Sidoqoftë, “Të Kuqtë” duhet që së pari të shesin lojtarë për ta përballuar shumën e yllit francez.
Gjiganti anglez Liverpooli ka kontaktuar me krerët e Paris Saint-Germain për të mësuar shumën të cilën e kërkojnë për transferimin e Kylian Mbappe, raporton “Marca”.
Sulmuesi francez është duke hezituar për të nënshkruar një kontratë të re tek klubi francez, dhe “Të Kuqtë” thuhet se dëshirojnë ta transferojnë yllin 22 vjeçar.
Por, për ta transferuar Mbappen, gjigantit anglez do t’i nevojitet që të shes disa lojtarë, për të krijuar fonde të mjaftueshme, që ta përballojnë çmimin e tij.
Për Mbappen interesim serioz ka shprehur edhe Real Madridi, por tani spekulohet se “Galaktikët” janë larguar nga gara për shërbimet e sulmuesit francez, për shkak të problemeve financiare në klub.