Po ashtu, skuadra e Interit ka shprehur interesim në mbrojtësin spanjoll.
Gjiganti katalunas Barcelona është duke e synuar transferimin e mbrojtësit të Chelseat Marcos Alonso, raporton “Mundo Deportivo”.
Spekulohet se “Blaugranët” dëshirojnë me çdo kusht ta transferojnë mbrojtësin spanjoll, si zëvendësim të Junior Firpos, i cili pritet të largohet këtë verë.
Barça kishte provuar edhe në të kaluarën që të sigurojë shërbimet e 30 vjeçarit, dhe tani nuk janë skuadra e vetme e interesuar në të, pasi që edhe kampioni i Serie A Interi spekulohet që dëshiron ta transferojë Alonson.
Sezonin e kaluar, Alonso bëri 17 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola për skuadrën londineze Chelsean.
Vlera e tij në tregun e transferimeve kap shumën prej 12 milionë eurosh.