Erling Haaland ironizoi me mediat greke dhe i cilësoi ato si amatoreske për nxjerrjen e lajmit, sipas të cilit, ai kishte shpenzuar gjysmë milionë euro vetëm për një drekë dhe lënë bakshish 30 mijë euro të tjerë.
Norvegjezi e cilëson lajm të rremë.
“Mendoj se kanë harruar kurset kryesore. Lajm i rremë”, shkruan Haaland.
Lajmi u përhap nga gazeta greke Sportime dhe më pas u ndërkombëtarizua menjëherë. Sipas këtij lajmi, sulmuesi i Dortmund kishte shpenzuar 500 mijë euro në një restorant të Mikonosit dhe i kishte lënë një bakshish prej 30 mijë eurosh stafit që i kishte shërbyer.