Pas 120 minutave, Italia shkon në çerekfinale

Futboll

Pas 120 minutave, Italia shkon në çerekfinale

Nga: Bota sot Më: 26 qershor 2021 Në ora: 20:15
Italia dhe Austria po përballen ne “Wembley” në kuadër të fazës së eliminimit të “Euro 2020”.

(E plotësuar 23:35) - Pas 120 minutave, Italia ka shkuar në çerekfinale duke mëposhtur kështu Austrinë.

Kombëtarja e Austrisë ka ngushtuar epërsinë e Italisë në 2 me 1.

Golin e shënoi Kalajdzic në minutën e 114’të.

Kujtojmë që Italia pranon gol pas një kohe të gjatë.

***

Matteo Pessina ka realizuar golin e qetësisë të Italisë.

Italia po avancon me dy gola ndaj Austrisë dhe tani është me një këmbë në çerekfinale.

Italianët nuk u ndalën që nga vërshëllima e parë dhe tani në vazhdime kanë arritur të shënojnë dy gola.

Ishte Matteo Pessina i cili shënoi golin e dytë në min 105′ për ta dyfishuar avantazhin.

Rezultati momental, Italia 2-0 Austria.

***

Pas 90 minutave ka kaluar në epërsi italia duke shënuar kështu golën në minuta e 96 minutë nga Chiesa.

***

Austria po tregohet një kundërshtar aspak i lehtë për Italinë.

Këto dy kombëtare janë duke luajtur në fazën 1/16 të Euro 2020 dhe pas 90 minutave lojë nuk kanë arritur që të shënojnë asnjë gol, përcjellë KosovaPress.

Madje, Austria arriti që ta çonte një top në rrjetë përmes Marko Arnautovic por që ishte në pozitë jashtë loje paraprakisht.

Tani do të luhen dy pjesë nga 15 minuta.

Austria shokon Italinë, por VAR anulon golin

65' - Arnautovic ndjek një kundërsulm pa shumë pretendime dhe godet me kokë një parabolë të pakapshme për Donnarumman. Goli anulohet pas ndërhyrjes së sistemit VAR, që e gjeti pozicion jashtë loje austriakun.

​Pjesa e parë, Italia e dominon Austrinë por pa rezultat

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Austrisë e vlefshme për fazën 1/16 të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Përkundër një dominimi të skuadrës së Roberto Mancinit, ende nuk është shënuar asnjë gol në këtë takim., përcjellë KosovaPress.

Austria po zhvillon një lojë të kujdesshme në mënyrë që të mos pranojë gol.

Image

Itali-Austri, një mrekulli shpëton austriakët

Italia ka shkuar shumë afër golit ndaj Austrisë në minutën e 17-të.

Barella ka marrë një top në zonë dhe ka lëshuar një goditje të fuqishme drejt portës, por portieri Bachmann ka arritur të shmangë golin me një ndërhyrje të jashtëzakonshme.

Një rast i artë i shpërdoruar nga italianët.

Nis përballja Itali – Austri

Fillon ndeshja mes Italisë dhe Austrisë.

Italia luan në Wembley ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë të fazës së 1/16. Italianët zbresin në fushë si favoritë dhe me rekordin e 30 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Mançini i ka qëndruar besnik formacionit 4-3-3, ndërsa Austria zbret në fushë me formacionin 4-2-3-1.

Në rast fitoreje, skuadra e Mançinit do të hyjë në histori, duke mposhtur rekordin që 82-vjeçar pa humbje.

Në rast se Italia mposht Austrinë, ‘’axurrët’’ do të arrijnë rekordin absolut të 31 ndeshjeve si të pamposhtur.

Ndërkohë, Mançini renditet si trajneri më i mirë i historisë së Italisë me 74% të ndeshjeve të fituara, duke lën psa emra si Poco apo Arrigio Saki.

Italia – Austria, formacionet zyrtare

Italia do të ketë përballë Austrinë në “Euro 2020”.

Italia dhe Austria do të përballen ne “Wembley” në kuadër të fazës së eliminimit të “Euro 2020”.

Italianët shihen si favoritë të këtij dueli, por edhe kualiteti i Austrisë nuk duhet nënvleftësuar.

Të dyja komëtarët kanë pasur duele të shumta në kuadër të Kampionatit Evropain, ku janë ndeshur gjithsej 36 herë, ku prej tyre Italia kishte fituar 16 ndeshje, Austria 12 dhe 8 herë ndeshjet kanë përfunduar në barazim.

Formacionet zyrtare të Kombëtareve.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Spinazzola, Verratti, Jorginho, Insigne, Berardi, Acerbi, Immobile, Barella, Bonucci.

Austria: Bachmann, Dragovic, Hinteregger, Arnautovic, Alaba, Sabitzer, Grilitsch, Baumgartner, Schaleger, Laimer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat