Trajneri i Uellsit, Rob Pejxh nuk e lëshoi veten në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Danimarkën, madje u dha kuraje futbollistëve të tij duke i cilësuar si fanstastikë.
Uellsi mposhtet me 4:0 nga Danimarka.
‘’Djemtë kanë qenë fantastikë në këtë turne. Ata kanë shumë vlerësim për atë që kanë bërë deri në mbrëmjen e sotme.
E pësuam shumë shpejt golin e dytë dhe kjo ndryshoi rrjedhën e lojës.
Ne të gjithë jemi të zhgënjyer, të lënduar dhe nuk dëshironim që tifozët tanë të shihnin një rezultat të tillë. Ajo çfarë ka arritur ky grup lojtarësh, është një arritje e madhe’’.