Theo Hernandez mban premtimin

Futboll

Theo Hernandez mban premtimin

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 08:12
Theo Hernandez

Anetari i Milanit ka mbajtur premtimin e bërë.

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez kishte deklaruar se nëse “Rossonerët” do të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, atëherë ai do të ngjyroste flokët e tij me ngjyrat kuq e zi.

Sado ironike që të duket, në fakt Theo e ka mbajtur premtimin e tij ku i ka ngjyrosur flokët me ngjyrat “Rossonere”.

Tani, koka e Hernandez është bërë gjysma e kuqe dhe gjysma e zezë.

Në fakt Milani u kualifikua për Ligën e Kampionëve dhe zuri vendin e dytë në Serie A./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat