Kombëtarja e Kroacisë ka konfirmuar se futbollisti i tyre Ivan Perisic ka rezultuar pozitiv në analizat e COVID- 19.
Në testet e fundit të bërë nga Kombëtarja e Kroacisë, sulmuesi ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.
Perisic do të kalojë 10 ditë në vet-izolim dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e kombëtares kroate.
32- vjeçari do të humbas ndeshjen e fazës 1/16 që Kombëtara e tij e zhvillon kundër Spanjës.
Lajm shum i keq ky për kroatët duke marrë parasysh rëndësinë që e ka Perisic në ekip.