Trajneri aktual i Italisë, Roberto Manini regjistroi emrin e tij në historikun e futbollit Italian, duke tejkaluar trajnerin legjendar Italian, Vitorio Poco. Mançini arriti në çerekfinale të “EURO 2020” me kombëtaren e Italisë, duke regjistruar 31 ndeshje radhazi, pa disfatë.
Italia në 1/8 e finales, mundi Austrinë me 2-1, vetëm pas kohës shtesë, duke vazhduar rrugën e përballjeve pa disfatë.
Në këtë ecuri tejkaluan rekordin e Vitorio Poco, me 30 ndeshje në futbollin Italian, një rekord që daton nga viti 1939.
Ndryshe, kombëtarja e Italisë në çerekfinale do të përballet me fituesin e sfidës Belgjikë-Portugali.