Klubi anglez Arsenal është e interesuar për mesfushorin e Lille Renato Sanches.
Sipas ‘90min’, drejtuesit e Arsenal kanë kontaktuar Lille në lidhje me një transferim të mundshëm të Sanches.
Mesfushori është duke marrë pjesë në “Euro 2020” me Kombëtaren e Portugalisë ku po zhvillon paraqitje fantastike, duke nxitur interesimin e shumë skuadrave evropiane për të.
Çmimi i portugezit në tregun e transferimeve llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro, që nuk do të shfaqte problem për ‘Gunners’ të cilët janë në procesin e ‘rindërtimit’ të skuadrës në mënyrë që të rikthehen në garë për trofe të rëndësishëm.
23- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 34 paraqitje me fanellën e Lille në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe katër asistime.