Romelu Lukaku tha se edhe ai futet në listën e lojtarëve të klasit botëror.
Në konferencën para sfidës me Portugalinë, u shpreh se shpesh të tjerët nuk e quajnë atë si Kejn, Benzema apo Levandovski, duke thënë vetëm që është në formë të mirë.
“Kur flasin për Levandovskin, Benzemanë dhe Kejnin, i quajnë të klasit botëror.
Megjithatë kur flasin për mua, ata thonë që thjesht jam në formë të mirë. Kjo më motivon që të punojë dhe të bëhem akoma më i fortë. Unë gjithashtu i përkas listës së lojtarëve të klasit botëror.”, tha Lukaku.