Ish futbollisti i mirënjohur, Blerim Haxholli, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Haxholli, i njohur si Romario i Kosovës, shprehet se ‘Bota sot’ gjithmonë ka luajtur rol të madh në afirmimin e sportit të Kosovës dhe mbarë shqiptarë.
“Urime gazeta numër një në Kosovë, që gjithmonë ka qenë dhe do të mbete gazeta më e besueshme në kosovë”, uron Haxholli.
Blerim Haxholli i takon gjeneratës së sakrificës dhe asaj të pasluftës, prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova.