Klubi italian Milan ka shprehur interesim për mesfushorin e Everton James Rodriguez.
Sipas gazetës ‘Marca’, Milan është në bisedime me agjentin e Rodriguez, Jorge Mendes në lidhje me një transferim të mundshëm të klientit të tij gjatë afatit kalimtar të verës.
Thuhet se ‘Rossonerët’ do të fillojnë negociatat me klubin e Evertonit në ditët e ardhshme për një marrëveshje me vlerë rreth 10 milionë euro plus bonuset për futbollistin e tyre.
Interesim për mesfushori kanë shfaqur edhe klube tjera si Napoli, Atletico Madrid dhe disa ekipe në ligën MLS në SHBA.
29-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 26 paraqitje me fanellën e Everton në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.