Liverpool ka bërë një ofertë për yllin e Bayern Munich, Kingsley Coman.
Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur se Të Kuqtë kanë vënë në shënjestër yllin francez.
Lojtari ka kaluar gjashtë sezone të suksesshme te gjigantët e futbollit gjerman dhe kontrata e tij skadon në vitin 2022.
Klubi anglez ka ofruar 35 milionë euro për 25-vjeçarin, por bavarezët kërkojnë 50 milionë euro.