Italia ka mposhtur mbrëmë Austrinë 2-1 duke u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Në çerekfinale Italia do të takohet me fituesin e ndeshjes së sontme mes Belgjikës dhe Portugalisë.
Mbrojtësi i Italisë Francesco Acerbi ka dhënë një intervistë pas ndeshjes ku ndër të tjera ai u pyet se me cilën Kombëtare dëshiron të përballen në fazën tjetër:
“Preferoj të përballemi në fazën tjetër me Portugalinë, si një sulmues qendror, Romelu Lukaku është më i vështirë për ta markuar sepse ai ka më shumë fizik, ai ka fuqi dhe është pak më shumë sulmues.
“Cristiano Ronaldo është sulmues klasik, por ai është më lehtë i markueshëm se Lukaku”.
Italia mposhti me mund Austrinë 2-1 dhe tani pret në çerekfinale Belgjikën ose Portugalinë.