Klubi gjerman Dortmund ka shfaqur interesim për sulmuesin e PSV Eindhoven Donyell Malen.
Sipas ‘The Mirror’, Dortmund e ka si prioritet transferimin e Malen gjatë afatit kalimtar të verës.
Gjermanët e shohin 22-vjeçarin si zëvendësim të mundshëm të Jadon Sancho i cili duket se do të transferohet te Man Utd këtë verë.
Holandezi ka impresionuar me paraqitjet te PSV sezonin e kaluar duke realizuar 27 gola dhe 10 asistime në 45 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Sulmuesi aktualisht është duke marrë pjesë me Kombëtren e Holandës në “Euro 2020”.