AC Milan është shumë afër të arrijë marrëveshje me Manchester Unitedin për mbajtjen e mbrojtësit Diogo Dalot edhe për edicionin 2021/22.
Portugezi u ftua për herë të parë në “Euro 2020” kur Joao Cancelo doli pozitiv me COVID-19.
Dalot mbetet ‘shënjestër’ e “Rossonerëve”, ngase edicionin e kaluar ishte huazim dhe ia doli të tregojë kualitetin.
Dalot mund të luajë në të dy anët e krahëve të mbrojtjes dhe kjo është një arsye më shumë se Milan dëshiron të arrijë marrëveshje me Unitedin.
Sipas Sky Sport Italia, dy palët janë pranë të arrijnë marrëveshje në disa detajet dhe pastaj mund Dalot mund të kalojë në “San Siro”.
Detajet e negociatave mbetet të panjohura, por 22-vjeçari që zhvilloi 21 ndeshje në Seria A për edicionin 2020/21 gjithashtu ka dëshirë për të vazhduar me Milanin.