Presidenti i Federatës Kroate Davor Suker dha një intervistë të gjatë për mikrofonat e Marca.
Ai foli për përballjen që do të kenë të dy ekipet, por në anën tjetër u ndal edhe te Alvaro Morata, që kohët e fundit ka marrë shumë kritika…
Madje, pas ndeshjes me Poloninë, gjithccka ka shkuar deri aty sa të ketë kërcënime me jetë për futbollistin e Juventusit…
Këtu është një fragment në të cilin Suker mbron Alvaro Morata, sulmues i Spanjës dhe Juventusit:
“Ai është një sulmues i shkëlqyeshëm, një nga më të mirët. Ka forcë, teknikë, një ditë do të shënojë dy ose tre gola.
Ai krijon shanse të panumërta, i bën shokët e tij të skuadrës të luajnë. Unë me të vërtetë i kuptoj kritikat”, tha ish-futbollisti kroat.