Javë më parë është zyrtarizuar në radhët e Sport Club “Gjilani” futbollisti i njohur, Elton Cale.
Tashmë klubi ‘kuqebardh” e ka prezantuar.
Sulmuesi anësor ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Gjilanin.
Së fundmi, Cale ka mbrojtur ngjyrat e KF Tiranës.
Përpos brazilianit, Gjilani ka afruar në këtë afat kalimtar edhe futbollistët Yll Hoxha, Albert Dabiqaj dhe Agustin Torassa.
Skuadra e Gjilanit do të jetë njëri ndër pretendentët kryesor për ta fituar titullin kampion.